Mjeti bie në greminë, 1 i vdekur dhe 3 në gjëndje të rëndë
Pëlqej
Për shkak të shpejtësisë tej normave të lejura, një makinë tip fuoristradë ka rënë në greminë duke shkaktuar një të vdekur dhe tre të plagosur. Nga të dhënat paraprake mësohet se një prej të plagosurve është në gjëndje të rëndë dhe është transportuar për në kryeqytet, për një ndihmë më të specializuar.

Makina tip fuoristradë ka rënë në greminë në aksin rrugor Çorovodë-Devri, duke sjellë bilancin e rëndë. Nga policia mësohet se viktima është Neki Elezi, i cili mendohet se është drejtuesi i mjetit. Të plagosurit janë Ardit Hoxha, Bardhi Hysi dhe Redi D, të cilët janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, Bardhi Hysi, për shkak të gjëndjes së rënduar është transportuar me helikopter drejt kryeqytetit. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori