Media bëri publike sot rastin e
Florinda Lleshit, nënës me 3 fëmijë, e cila në kërkim të një jete më të mirë, por edhe për të lënë pas të shkuarën e saj edhe si grua e dhunuar nga burri, u largua nga Mirdita për t’u shpërngulur në një nga zonat rurale të
Tiranës, në Farkën e Madhe.
E pavarësisht shpresës për një të ardhme më të mirë, mediat raportuan për sakrificën që
Florinda Lleshi bënte çdo ditë për të arsimuar e krijuar kushte më të mira jetese për
fëmijët e saj.
Me t’u njohur me rastin, Bashkia e
Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Kujdesit
Social, ndërhyri menjëherë për të zgjidhur situatën emergjente të nënës dhe 3 fëmijëve të saj.
Florinda dhe
fëmijët e saj u strehuan në një nga qendrat e mbrojtura të
Tiranës.
Gjithashtu, me marrjen e Urdhërit të Mbrojtjes, familja është futur në skemën e ndihmës ekonomike dhe aktualisht shërbimi
social i Bashkisë së
Tiranës po kryen procedurat për transferimin e shkollës së djalit të madh, pranë shkollës më të afërt me Qendrën.
Ndërkohë, nga strukturat e shërbimit
social të Bashkisë së
Tiranës po ndiqen të gjitha hapat e tjera për t'i ardhur në ndihmë në afatgjatë dhe për të siguruar mundësi integrimi të plotë të familjes.
Paralelisht me sistemimin e familjes në Qendër, Drejtoria e Përgjithshme e Kujdesit
Social në Bashkinë e
Tiranës, Zyra e Urbanistikës në Njësinë administrative Dajt, në bashkëpunim edhe me "Fundjavën Ndryshe", po ndjekin procedurat për ndërtimin e një banese për Florindën dhe 3
fëmijët e saj.
Shtuar më 17/10/2018,
ora 12:32