Prezantohet kartolina e parë zyrtare e Krishtlindjes nën drejtimin e Mbretit Charles

Teksa dëbora mbuloi Londrën gjatë mbrëmjes të së dielës, Pallati Buckingham gjeti momentin e përsosur për të publikuar kartolinën e parë zyrtare të Krishtlindjes në drejtimin e Mbretit Charles.

E përzgjedhur nga Mbreti Charles e Mbretëresha Camilla, fotoja është shkrepur nga Sam Hussein në Lojërat Braemar në Skoci më 3 Shtator, 5 ditë përpara vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II dhe kur djali i saj ishte ende Princ i Uellsit.
Në foto, Mbretëresha Camilla, e veshur me një xhaketë dhe kapele të gjelbër sheh drejt Mbretit Charles, që ka zgjedhur një kostum bezhë dhe kollare me vija.

“Ju urojmë një Krishtlindje dhe Vit të Ri të lumtur”, shkruhet krah fotos. Kjo do të jetë Krishtlindja e parë e familjes mbretërore pa Mbretëreshën Elizabeth, e cila zakonisht e kalonte periudhën e festave në Sandrigham.

Nga ana tjetër, javët e fundit nuk kanë qenë më pak të trazuara pas publikimit të pjesëve të para të dokumentarit “Harry & Meghan”, ku familja mbretërore është akuzuar për “paragjykimet” e saj nga Dukesha e Sussex.


Shtuar 12.12.2022 15:27