Mjeku shqiptar: Vetë u shërova por kam infektuar vajzën me koronavirus
Mjeku shqiptar Jetish Jetishi ka fituar betejën me Covid-19 pasi rezultoi pozitiv disa ditë më parë.

Por sipas tij kjo gjë nuk ka ndodhur me vajzën.

Përmes një lidhjeje në skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Jetishi rrëfeu se përveç vajzës së tij pjesa tjetër e familjes nuk është prekur nga koronavirusi dhe se lodhja e humbja e shijes, kanë qenë simptomat kryesore.

“Prej meje është infektuar vetëm vajza ime, e cila është pa simptoma. Është mirë, është distancuar nga familja në dhomë të veçantë. Unë nuk kam infektuar asnjë nga kolegët dhe kjo më ka lehtësuar.

Vajza ka pasur simptoma të lehta ka bërë testin dhe ka dalë pozitive, ndërsa gruaja dhe djali jo. Ajo është 20 vjeçe dhe studente e mjekësisë.

E kuptova që ndjeva lodhje jo të zakonshme dhe më dhimbnin muskujt, pata tharje fyti dhe humbje të pjesshme të shijimit. Këto ishin shenjat dhe u distancova nga pjesa tjetër,”-tha ai.

Për mënyrën se nga ku mund ta ketë marrë virusin, mjeku Jetishi u shpreh se "ky është një armik i padukshëm dhe se ende nuk e di ku apo si mund të jetë infektuar".

Shtuar më 06/04/2020, ora 23:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori