Mjeku shqiptar në Itali habit me shifrat: Kush është mosha mesatare e pacientëve të infektuar
E gjithë bota duket se po përjeton valën e dytë të koronavirusit pasi janë shtuar shifrat e rasteve të reja dhe jetëve të humbura. Italia dhe shumë shtete të tjera kanë nisur me masat kufizuese dhe po ndalojnë daljet në bare e restorante pas orës 18:00.

Shkollat e ciklit të ulët është vendosur të lihen të hapura, por për pjesën tjetër urdhërohet të ndiqen metodat online. Kjo fazë kufizimesh për Italinë pritet të zgjasë deri në 24 nëntor, por masat sipas autoriteteve do të hiqen vetëm nëse do të ketë një përmirësim të situatës.

Mjeku urolog në spitalin e Brescias, Julian Balla foli për “Wake up” duke zbuluar se në fillim të tetorit, mosha mesatare e të infektuarve ishte 30 vjeç, ndërsa sot është 40-44 vjeç.

“Pritej kjo valë e dytë e epidemisë, por ndoshta nuk e prisnim rritjen kaq të frikshme. Te spitali ku jam unë kemi dy ditë që kemi nisur ta ndiejmë presion, pasi deri më tani e ka absorbuar të gjithë numrin e pacientëve spitali më i madh në Lombardi.

Dje ishin 17.183 në mos gaboj, por më i ulët se pardje, Por ajo që është më shqetësuese lidhet me faktin se dje janë bërë 23 mijë tamponë më pak. Ndërkohë, përqindja e të shëruarve në terapi intensive është vërtetë goxha e lartë, 80-85 për qind e atyre shërohen.

Mosha mesatare e pacientëve të prekur në fillim të tetorit ishte 30 vjeç, tani është rritur 40-44 vjeç”, sqaroi mjeku.
Shtuar më 27/10/2020, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori