Mjeku shqiptar në Angli: Ja çfarë duhet të bëjnë pacientët pasi kalojnë COVID-19
Gjithë gjithë
kohës është diskutuar se si duhet të ruhemi nga
Covid-19, por shumë rrallë janë dhënë këshilla për ata që e kalojnë virusin dhe se si duhet të krijojnë edukatën imunitare.
Në një intervistë për ”Ora News”, mjeku Adrian Fandi nga Londra ka theksuar se virusi pandemik lë pasoja edhe pasi e kalon.
Fandi ka treguar se personat me imunitet të ulët dhe që kanë sëmundje sekondare apo kancerogjene, duhet të vazhdojnë kujdesin ndaj vetes edhe
nëse e kanë kaluar
Covid-19, pasi trupi i tyre është i ndjeshëm.
Adrian Fandi: Të gjithë ata që kanë kaluar Covidi-n kanë dhimbje koke, kanë debulesë të madhe, mund të kenë takikardi, mund t’u zgjasë temperatura 37 gradë për një kohë të gjatë dhe kjo do kohë që të rimarrësh veten.
Mund të humbasësh shijen dhe nuhatjen për një kohë të gjatë. Trajtimi me vitamina mund të ndihmojë, sepse të rrit imunitetin dhe fuqinë mbrojtëse të trupit. Duhet t’i japim kohë organizmit që të rimarrë veten.
Nga ana imunitare, varet nga problemet sekondare që ka një njeri.
Nëse ka probleme kanceroze dhe po bën kimioterapi, normalisht që ka një imunitet shumë të ulët dhe duhet të ruhet njësoj sikur nuk e ka kaluar Covidin, edhe
nëse ka mbijetuar prej tij. Një
kohësisht ka edhe njerëz që sëmuren shpesh, që kanë probleme shëndetësore, edhe pse mund ta kenë kaluar gjithnjë duhet të ruhen.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 21:52