Mjeku Pipero tregon se pse nuk ka të infektuar në Gjirokastër
Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero komenton situatën e koronavirusit në vend dhe shprehet optimist.

Ai thotë se tashmë është kaluar pjesa më e vështirë e kësaj karantine.

“Besoj fortë se edhe pse ka disa masa lehtësuese nga qeveria, që besoj se do lehtësohen më shumë, kemi nxjerrë disa mësime të rëndësishme.

T’i zbatojmë këto masa që ta kalojmë sa më shumë këtë epidemi. Trendi i kurbës është i qëndrueshëm, në rënie, ndonëse ka disa luhatje”, ka thënë Pipero.

Lidhur me mungesën e të infektuarve në jug dhe kryesisht në Gjirokastër ku nuk ka asnjë rast, ai tha në "Zonë e Lirë" se, "Kjo është një sëmundje kryesisht urbane, jo se Gjirokastra nuk është urbane, por ku ka më shumë grumbullime njerëzish, më shumë lëvizje.

Atje ku ka më shumë respektim të masave të marra nga qeveria ka më pak raste"
Shtuar më 17/04/2020, ora 23:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori