Rusët do të protestojnë kundër luftës në Ukrainë? Kërcënimi i autoriteteve

Autoritetet ruse u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin në protesta kundër luftës në Ukrainë, raporton CNN.

“Në lidhje me përhapjen e thirrjeve për pjesëmarrje në trazira dhe mitingje në lidhje me situatën e tensionuar të politikës së jashtme,  ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos marrin pjesë në protesta”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Autoritetet paralajmëruan gjithashtu se çdo kush që bëhet pjesë e organizimeve të tilla do të ndiqet penalisht.

Aktivistja e njohur ruse për të drejtat e njeriut, Marina Litvinovich, është arrestuar nga policia, pas thirrjeve për të protestuar kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska. Litvinovich shkroi në Telegram se ishte arrestuar teksa po dilte nga apartamenti i saj në Moskë.

Në një deklaratë, Litvinovich u bëri thirrje qytetarëve rusë në të gjithë vendin që të mos kenë frikë dhe të protestojnë kundër sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kujtojmë se edhe pak ditë më parë një pjesë e madhe e intelektualëve rusë i bënë thirrje presidentit Putin për të mos nisur luftëra./albeu.com/


Shtuar 24.02.2022 15:54