Mjeku Koni: Mjekët e shënojnë vdekje nga Covid, MSH ditën tjetër nuk e raporton
"Ka raste kur
mjekët e kanë shënuar
vdekje nga
covid, dhe kjo shifër nuk është raportuar nga MSH në konferencë për shtyp..."
Mjeku i njohur Artan
Koni thotë se një opsion i diskutimit të gjerë se apo fshihen apo si po fshihen vdekjet nga
covid-19, është dhe mënyra e raportimit. Ai tha se ka dy mënyra, ata që janë të konfirmuar dhe të dyshuar.
Duke shfajësuar
mjekët,
Koni tha në "Open", se ata e shënojnë në kartelë
vdekje nga
covid-19, por ditën tjetër në konferencë Ministria e Shëndetësisë nuk e raporton si të tillë, pasi mund të ketë vdekur nga ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe
covid vetëm ka ndihmuar.
"Ky është një debat në të gjithë botën, sepse raportimi i vdekjeve nga
covid bëhet në dy mënyra. Pra
vdekje nga
covid që raportojnë vetëm ata të konfirmuara.
Ka vende që shënojnë dhe ata që janë të dyshuar. Disa vende kanë pasur pak
vdekje, më pas i janë kthyer shifrave dhe i kanë rritur.
Për mua duhet bërë siç thotë OBSH. Të shënohen të konfirmuarit dhe të dyshuarit. Nuk ka manipulim shifrash nga
mjekët.
Ka raste kur
mjekët e kanë shënuar
vdekje nga
covid, dhe kjo shifër nuk është raportuar nga MSH në konferencë për shtyp. Kjo mund të jetë"- tha
Koni.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 22:21