Arrestohet 72-vjeçari në Shkodër, kërcënoi kunatën gjatë seancës gjyqësore

Një sherr ka ndodhur në ambientet e Gjykatës së Shkodrës, ku një 72-vjeçar ka dhunuar spikologjiksht kunatën e tij gjatë një seance gjyqësore. Kjo e fundit kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj 72-vjeçarit dhe seanca po zhvillohej me objekt gjyqësor caktimin e kësaj mase.

Policia ka arrestuar të moshuarin, i cili dhe më herët e kishte kërcënuar zonjën në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, në ambientet e Gjykatës së qarkut, arrestohet autori. Këta shtetas ishin në seancë gjyqësore me objekt caktimin e urdhrit të mbrojtjes për këtë shtetase.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin P. V., 72 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij, shtetases R. V., 59 vjeçe., banuese në të njëjtin fshat.

Të dy këta shtetas ishin në proces gjyqësor për caktimin e urdhrit të mbrojtjes nga shtetasi P. V., në favor të 59-vjeçares, pasi ky shtetas kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe më parë, ndaj kunatës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 8.05.2023 12:56