Mjeku i rreshton 15 pyetje Ramës: Sa tampone ka shteti?
Në një shtet si Shqipëria që shpesh i ka dhënë provat se mezi i bën ballë situatave të papritura, njerëzit kanë pyetje në lidhje me kapacitetet mjekësore që ka vendi ynë në situatën që ka krijuar koronavirusi.

Ka qenë mjeku Petrit Vargu, që përmes një statusi publik i ka shtruar 15 pyetje kryeministrit Edi Rama lidhur me kapacitetet e vendit tonë në përballimin e situatës.

Statusi i plotë

I nderuar Z.kryeminister! Quhem Petrit Vargu. Nese nuk gaboj me njeh. Me lejo t’ju pyes,qe ne kete hall te madh qe i ka rene gjithe botes,perse nuk i tregoni popullit te verteten. Ose te pakten ate qe mendohet si e vertete.

1) Sa tampone ka shteti qe une i paguaj taksa gjithe jeten

2) Sa ka paguar qeveria ime?

3) Sa respiratore punojne dhe sa jane disponibel per popullin?

4) Sa shtreter jane ne dispozicion nga spitalet shteterore.?

5) Pse nuk punohet me projeksione ne Shqiperi?

6) Si do te besh me shtresen e popullsise qe kinezet e quajne A,B,C,D?

7) Si ka mundesi qe virusi eshte perhapur vetem ne 7 rrethe?

8) Pse nuk ben depistime ne rrethet qe sipas jush jane te paprekura?

9) Cfare thote profesorati qe keni afruar per kete problem?

10) Duke qene se kjo rruge eshte afatgjate,a duhet te punohet me projeksione per rajone te vecanta ,per ekonomine,shendetesine , arsimin, kulturen?

11) Kenget dhe defrimi qe na ofroni na ben qe te kemi moralin lart ose ulet ,por nuk na zgjidh problemin qe kemi.

12) Ne keto ore duam reaksion nga shkenca dhe qeveria dhe jo histori gjobash ,apo histori te tjera politike me integrime apo jo.

13) Sa mendoni ju dhe taskforca qe do te zgjase kjo lufte?

14) Sa eshte shuma e lekeve qe eshte llogaritur per kete lufte?

15) E vetmja menyre ne situata te tilla eshte qe te behet nje qeveri me baze te gjere me njerez te dijshem.

Boll me rilindjen! Boll me fallsitete! Mos e tallni kete popull!

Shtuar më 17/03/2020, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori