Aksident tragjik në Meksikë, 15 të vdekur dhe 36 të plagosur

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën në një aksident pranë qytetit Tehuacan, në shtetin qendror meksikan Puebla, njoftuan sot autoritetet meksikane.

Aksidenti ndodhi në agim (koha lokale) në autostradën që lidh Oaxaca (në jug) me Puebla (qendrore). Një kamion u përplas me një autobus që transportonte kryesisht emigrantë venezuelianë.

Të plagosurit u dërguan në një spital në Tehuacan, qyteti i dytë më i madh në shtetin e Puebla.

Mijëra emigrantë të parregullt – kryesisht nga vendet e Amerikës Qendrore (si Guatemala, Hondurasi, El Salvador) por edhe nga Haiti, Kuba apo Venezuela – kalojnë Meksikën çdo vit, duke shpresuar të arrijnë në SHBA. Shumica janë shfrytëzuar nga rrjetet e trafikimit.


Shtuar 22.08.2023 22:00