Qarku Tiranë/ PS merr 3 bashki, përmbyset rezultati në Kavajë, Veliaj lë pas Këlliçin me afro 47 mijë vota

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati i “BF” ka marrë vetëm 35.32 % të votave.  Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%.

Edhe në Vorë socialistët kanë fituar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.

Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 799 prej tyre. Kandidati i PS, Erion Veliaj po shkon drejt me 54.22% të votave. Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 35.01%. Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.80% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.28%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.73 %, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.95%.

Bashkinë Kavajë  janë numëruar 56 kuti nga 92 që ka.  Fisnik Qosja i ‘Bashkë Fitojmë’ merr  50.52 % përballë 49.48% të Redjan Kralit të PS.

Bashkinë Rrogozhinë janë numëruar 55 nga 55 bashki dhe kryeson me 50.11 % të votave kandidati socialist, Edison Memolla. Kandidati i BF Shkëlqim Hoxha merr 49.89%.

/Albeu.com.

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 15.05.2023 19:20