Mjeku i njohur italian jep lajmin e mirë: Asimptomatikët e COVID-19 nuk e përhapin virusin!
Virologu i njohur italian Giulio Tarro ka dhënë një lajm të mirë duke deklaruar se personat asimptomatikë nuk infektojnë të tjerët.

"Ekziston një punë shkencore ku u morën në studim një person asimptomatik dhe 455 njerëz që ai takoi: rezultati final ishte se nuk pati asnjë të infektuar!

Besoj se do të jemi të qetë këtë verë, por nga tetori mund të rishohim shenja të virusit dhe duhet të reagojmë me qetësi".

Sipas mjekut, "për ata që teshtijnë ose kolliten, është e qartë se këto pika mund të përhapen për rreth një metër.

Por nëse marrim parasysh rastin e njerëzve që bisedojnë normalisht, në një distancë prej rreth 20 cm – siç është shkruar në çdo manual të mikrobiologjisë nuk ka rrezik që të ndodhi asnjë lloj infektimi". /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2020, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori