Mjeku i njohur: As 10% e shqiptarëve nuk e kanë kaluar Covid-19
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, tha se as 10 përqind e popullsisë shqiptare nuk e ka kaluar koronavirusin

Sipas tij, problemi më i madh, që do të detyrojë vendin të futet sërish në karantinë, është rënia në kolaps e sistemit shëndetësor.

“Në Shqipëri nuk jemi as te 10% i popullatës, duke marrë përmasat e përhapjes së virusit. Problemi është që ne ta shtyjmë në kohë dhe të presim sa më pak raste.

Problemi kryesor për mua është që të mos bjerë në kolaps sistemi shëndetësor, nëse sistemi paraqet zilen e kuqe të rënies në kolaps, do të detyrohemi për t’u futur sërish në karantinë”, theksoi mjeku për emisionin “Kjo Javë” në News24.

Më tej, mjeku iu drejtua me një mesazh edhe gazetarëve dhe medias në përgjithësi, teksa tha se “Kam një ankesë dhe kërkesë për mediat.

Do të doja që media të influenconte në maksimum në qetësimin e situatës, që njerëzit të mos binin në panik. Të mos përqendrohemi te gjërat, se gjatë menaxhimit të kësaj situate mund të ketë vështirësi dhe mangësi, por këto t’i pasqyrojmë për të përmirësuar punën, jo për të denigruar punën”.
Shtuar më 14/11/2020, ora 19:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori