Mjeku flet për mutacionet e reja: Kemi vënë re një rëndim të situatës
A mund të kenë hyrë mutacionet e reja të Covid-19 në Shqipëri?

Ndërsa pyetja ende nuk ka përgjigje zyrtare, mjeku i njohur Gentian Stroni tha se këto dy javë kanë vënë re një ndryshim në gjendjen klinike të pacientëve.

"Klinikisht kemi vënë re një rëndim të situatës. Nëse në verë ne i trajtonim me medikamete të lehta pacientët, tani ata trajtohen ndryshe. Pacientët klinikisht janë më të rënduar.

Shikojmë që kalojnë më shpejt në gjendje të rënduar. A është ky një mutacion i ri? Këtë nuk mund ta them unë.

Këto rezultate arrihen vetëm në laboratorë shumë profesionalë”- tha Stroni në “Open”.
Shtuar më 27/01/2021, ora 23:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori