Mjeku: Dritan Dajti do te jetoje i paralizuar
Albeu.com
Dritan Djatit mund të eci vetëm më paterica, pasi këmba e majtë e tij është e paralizuar nga plumbi që ka marrë në kolonën vertebrale gjatë arrestimit të tij ku u vranë katër policë. Këtë e konfirmon drejtori i Spitalit të Burgut, Ylber Vata ku kurohet prej dhjetë ditësh i shumëkërkuari i policisë shqiptare, Dritan Dajti.
Por veç kësaj kreu i spitalit të burgut siguron se gjendja shendetësore e përgjithshme e Dritan Dajtit është e mirë dhe se nuk ka asnjë rrezik për jetën. Edhe pse ka ende dy plumba në trup një në këmbën e majtë dhe një në kolonën vertebrale nuk përbëjnë rrezikshmëri për jetën e Dajtit. Ndërkohë, Vata trgeon se të afërmit e Dajtit i kanë sjellë rroba në spitalin e burgut, por ushqimet s'janë lejuar. Por kjo është bërë gjithmonë me leje të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Ndërkohë ndër të tjera drejtori i spitalit të burgut nuk përjashton mundësinë që Dritan Dajti të lërë dhomën e spitalit të burgut brenda pak ditësh.
Shtuar më 19/08/2009, ora 00:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori