Mjeku demaskon çmimet e testit të COVID-19 në Shqipëri: Normë fitimi mbi 1000%

Mjeku infeksionist Erion Dasho, përmes një postimi në facebook, ka publikuar çmimin e një testi të shpejt COVID-19 në internet.

Dasho shprehet se një paketë me 25 teste për COVID-19 kushton në internet 229 euro dhe u bëhet qytetarëve nga spekulantët me një normë fitimi mbi 1000">1000%.

Postimi:

SI PO RRIPEN SHQIPTARËT NGA SPEKULANTËT?!

Për ata që nuk besojnë lehtë, ja se sa kushton testi i shpejtë për COVID: Prodhues: ROCHE (kompania më e madhe farmaceutike në botë) Besueshmëria

Sensitiviteti: 96.52%; Specificiteti: 99.68%

Çmimi: 229 Euro për një paketë me 25 teste!

Në se ministria dhe komiteti vazhdojnë të tolerojnë këtë situatë të papranueshme, bëhen bashkëfajtorë me spekulantët që po e faturojnë këtë test me normë fitimi 1000">1000% (një mijë përqind)!!!

Faleminderit mikut virtual Ermal Nazifi për informacionin!
Shtuar më 31/10/2020, ora 21:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori