Sonte në Open në Top Channel ishte i ftuar
mjeku anestezist reanimator, Roland
Xhaxho. Ndryshe nga të gjithë,
Xhaxho kishte marrë me vete në studio edhe disa pajisje, një prej të cilave edhe respiratori. Përmes tyre,
mjeku demonstroi live se si i bllokon mushkëritë
Covid-19 dhe sa të
rrezikuar janë, m së shumti, moshat e treta.
Profesor
Xhaxho shpjegoi se si vepron virusi
Covid-19 vepron në trupin e njeriut. “Virusi synon vendet që ka më shumë oksigjen, dhe ai vend është mushkëria."
“Ashtu si SARS1, SARS2 edhe
Covid-19 ka sulmuar mushkëritë. Dua të bëj thirrje se kjo kohë është koha e të rinjve, nuk është koha jonë. Është koha e të rinjve, pasi të rinjtë janë më rezistentë ndaj virusit.
Kujdes ata të rinj që pinë duhan, drogë apo edhe kanë pasur probleme shëndetësore të rënda më herët. Mosha e tretë është e
rrezikuar, sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë membranën duke bërë të mundur që mushkëria të mos mbushet me oksigjen dhe zemra e djathtë punon me shpejtësi të madhe”,- tha
Xhaxho.
Shtuar më 24/03/2020,
ora 23:23