Mjekja nxjerr bllof Ramën tek videoja për spitalet (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka hedhur një video të spitalit të Durrësit duke krahasuar me gjendjen e mëparshme dhe atë tani.

"Mirëmëngjes me një tjetër pasqyrë spektakolare të Rilindjes që vijon hap pas hapi në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ju uroj një ditë të mbarë"., -shkruan Rama duke marrë mjaft reagime nga komentues të ndryshë, por njëra prej tyre e kanë nxjerrë bllof kryeministrin duke i kujtuar se aparaturat që duken në video nuk janë funksionale.

"Reanimacion pa monitore per parametrat vitale nuk ka Z.Kryeminister. Ata kompjuterat aty me cfare lidhen per te monitoruar pacientet? Apo janë kot per numer.Ky eshte pavion nje pavion normal me shtreter te rinj. Jo reanimacion!"., - shkruan L.N, mjeke në një spital në SHBA.

Ndryshe nga të tjerët, Rama nuk i është përgjigjur mjekës në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2017, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori