Mjekja në Shkodër ndërpret shtatzëninë në muajin e pestë
200 mijë lekë të vjetra për një abort në kundërshtim nëse mosha e shtatzënisë është katër muajshe dhe 300 mije lekë (të vjetra) nëse mosha e shtatzënisë është pesë muajshe.

Këto janë çmimet që ka vendosur një mjeke gjinekologe në klinikën private në qytetin e Shkodrës. Emisioni “Fiks Fare" transmetoi mbrëmjen e së hënës vendin ku mund të abortosh edhe në muajin e pestë të shtatzënisë.

Vera Haxhiu, gjinekologe, e ofron këtë shërbim në klinikën e saj private në qytetin e Shkodrës kundrejt shumave që i vendos vetë në varësi të moshës së shtatzënisë.

Në kundërshtim me ligjin, mjekja shprehet se nuk ka asnjë problem për të abortuar, por kërkon parapagim që të nisë punën. Mjekja nuk pranon që ti lëshojë as recetë mjekësore pacientes së paraqitur në klinikën e saj.

Mjekja i tregon vajzës se tarifat e saj janë shumë të ulëta në krahasim me tarifat që përdorin kolegët e saj në Tiranë. Sipas saj, në Tiranë kërkojnë 1 milionë lekë për ta bërë këtë ndërprerje të shtatzënisë në kundërshtim me ligjin. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori