Mister në Korçë, i dëmtuari përfundon në spital dhe thotë se e përplasi makina, shoferi e mohon

Një shtetas është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Sipas dëshmisë nga vetë i plagosuri bën të ditur se ka pësuar aksident në afërsi të fshatit Ciflig nga një mjet i cili e ka përplasur. Sipas bluzave të bardha i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për policinë mbetet ende i paqartë aksidenti pasi shoferi që është ndaluar në afërsi të fshatit Ciflig ka dëshmuar se nuk e ka aksidentuar personin në fjalë.

Policia po kryen hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë nga bizneset afër. /albeu

 


Shtuar 30.06.2023 13:51