Mjekja: Kolegët nuk e besonin COVID-19, virusi nuk po dobësohet në verë
"Besoj se popullata e ka perceptuar gabim mbarimin e COVID, madje ka pasur edhe njerëz skeptikë që nuk ekziston COVID, unë e kam parë edhe mes kolegëve në QSUT..."

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo tha se lajmi se transmetueshmëria e koronavirusit ulet gjatë verës, është i rremë.

Në emisionin "Open", Çomo u shpreh se gjatë verës, përkundrazi gjendja shëndetësorë agravohet më tej, për shkak të temperaturave të larta.

Ndërkohë, duke u ndalur tek zërat skeptikë, që nuk besojnë se COVID-19 nuk ekziston, ajo u shpreh se të tillë ka pasur edhe mes mjekësh në QSUT

"Fake news, është një sëmundje ere dhe dihet shumë pak. Nuk ulet transmetueshmëria e virusit gjatë stinës së verës.

Besoj se popullata e ka perceptuar gabim mbarimin e COVID, madje ka pasur edhe njerëz skeptikë që nuk ekziston COVID, unë e kam parë edhe mes kolegëve në QSUT.

Nuk kanë besuar që është një realitet dhe nëse nuk e beson personeli mjekësor, nuk mund të kërkosh edhe tek popullata. Temperaturat e larta e rendojnë gjendjen shëndetësore e bën më të agravuar"- tha Çomo.


Shtuar më 06/07/2020, ora 22:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori