Mjekja: Ka persona që nuk pranojnë se mund të jenë infektuar me Covid-19
Situata epidemiologjike në vend vijon të mbetet e rënduar teksa në 24 orët e fundit u shënuan 6 viktima dhe 143 raste të reja.

Në një lidhje me Skype për Ora News, mjekja e familjes Elisabeta Musta, tha se puna e tyre është vështirësuar me rritjen e rasteve, dhe se ka njerëz të cilët nuk e pranojnë faktin se mund të jenë infektuar.

Elisabeta Musta:

Puna është vështirësuar sepse është rritur fluksi i pacientëve që vijnë te mjeku i familjes, qoftë edhe për një konsultë. Ka njerëz që nuk e pranojnë që mund janë me Covid-19, ai paraqitet me temperaturë, kur ne i themi që mund të jetë dhe kjo, thotë jo unë nuk e kam, paraqet një sjellje mohuese.

Ku e gjeta unë virusin? Normalisht që është vështirësuar puna e mjekut të familjes".

Musta u shpreh në fillimin e pandemisë, roli i tyre ishte inekzistent, por me lehtësimin e masave dhe rritjes së rasteve, shumë persona filluan të shkojnë te mjeku i familjes.
Shtuar më 15/08/2020, ora 19:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori