Sulm me granatë dore në komunën e Mitrovicës së Veriut

Komuna e Mitrovicës së Veriut është sulmuar mbrëmë me granatë dore. Mjeti shpërthyes është hedhur në oborrin e komunës.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka bërë të ditur për media se si pasojë e hedhjes së granatës ka pasur dëme materiale në dy vetura zyrtare.

Rasti është konsideruar si “kryerje e veprës terroriste”.

“Me datën 26.06.2023, në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me qrast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare. Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveq dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë. Në konsultim me prokurorin kompetent është inciuar rasti, “kryerja e veprës terroriste”. Policia e Kosovës, do të vazhdoj të angazhohet në ofrim të siguris dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Kelani./Gazeta Express/


Shtuar 27.06.2023 08:40