Mjekėt nė protesta: Na dhunojnė familjarėt e pacientėve
Personeli mjekėsor nė spitalin rajonal tė Kukėsit ka zhvilluar njė protestė njė orėshe tė enjten kundėr dhunės sistematike qė ushtrohet ndaj mjekėve nga pacientėt apo tė afėrmit e tyre.
Rasti i fundit ka qenė dhunimi fizik i mjekut roje Mustaf Mustafa, i cili akuzon policinė se nuk ka ndėrhyrė pėr parandalimin e pėrplasjes fizike dhe pėr ndalimin e agresorit.
"Kulmi i kėsaj pune ėshtė kur ne lajmėrojmė organet e degės sė Brendshme dhe vijmė kėtu dhe i tregojmė kėto raste skandaloze qė preket personeli nė krye tė detyrės, qė ėshtė njė skandal, pa asnjė shkak dhe pa asnjė arsye, dega e brendshme i fsheh dhe i pėrze duke na thėnė ne se ikėn vetė", rrėfen Mustaf Mustafa, mjek kirurg.
Nė mbėshtetje tė Mustafės kanė dalė tė gjithė mjekėt e spitalit rajonal tė Kukėsit tė cilėt kėrkojnė rritjen e masave tė sigurisė nė tė kundėrt do tė ndėrpresin shėrbimin spitalor. /albeu.com/