Mjekët i thanë se nëna do vdiste nga COVID-19, djali u ngjit nga dritarja për t’i thënë lamtumirë

Mamaja e Jihad Al-Suwaiti, ishte e infektuar me COVID-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte.

Me anë të një telefonate, mjekët e spitalit ku nëna e tij po trajtohej, e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e saj ishte tepër rëndë dhe mundësia që ajo të ndërronte jetë ishte tepër e madhe.

Në këto kushte, Jihad vendosi të ngjiste godinën e spitalit nga pjesa e jashtme dhe të vendosej në dritaren e dhomës ku ndodhej e ëma.

Këtë veprim ai e bëri deri në momentin kur mjekët e njoftuan se nëna e tij kishte ndërruar jetë.
Shtuar më 20/07/2020, ora 20:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori