Mjekët i kanë dhënë edhe dy muaj jetë, Adea e vogël ka nevojë për ndihmën tuaj! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Adea Gonxheli është një vogëlushe 5-vjeçare e cila është diagnostikuar me tumor në tru.

Për t’u kuruar Adea e vogël ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale që do kryhet në Meksikë dhe kushton 250.000 euro.

Ky operacion i jep vajzës 80 për qind shance për mbijetesë por prindërit e vajzës nuk e kanë në dispozicion një kaq të madhe parash.

Si pasojë e sëmundjes së saj, prindërit rrëfejnë se vogëlushes i ka ikur pak goja shtrembër dhe duke mos qenë në dijeni të situatës ajo pyet vazhdimisht se çfarë po i ndodh.

Doktorët e konsiderojnë gjendjen e saj shume kritike dhe i kane dhëne dy muaj jete në qoftë se nuk kryhet kjo ndërhyrje.

Për qytetarët që duan të ndihmojnë familjen Gonxheli më poshtë keni numrin e kontaktit të babait të vajzës, Sajmir Gonxheli. /albeu.com/
00474885894

Shtuar më 05/10/2017, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori