Mjeket: Gjendja e grevisteve po rendohet
Albeu.com
Mjekja Alketa Hila, që kujdeset për grevistët socialistë, të cilët protestojnë në këtë mënyrë për transparencën e zgjedhjeve, ka deklaruar se gjëndja shëndetësore e pjesëmarrësve ka filluar të përkeqësohet. Në një prononcim për mediat, Hila ka bërë të ditur se më problematike situata paraqitet për deputetët Besnik Bare dhe Agim Leka.

“Gjëndja po përkeqësohet në mënyrë dramatike. Rastet konkrete janë deputeti Besnik Bare, i cili është në gjëndje të rëndë. Nga tensioni i lartë ka rënë në të ulët, ka filluar të marrë likide, po trajtohet por refuzon të shkojë në spital. Edhe deputeti tjetër Agim Leka është në gjendje të rëndë dhe pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, ai nuk pranon të shkojë në spital”, ka deklaruar Hila.

Por sipas mjekes, përvec deputetëve janë edhe dy qytetarë të tjerë, mbështetës të PS, të cilët janë dërguar në spital për mjekime të specializuara.

“Janë edhe dy të rinj të tjerë, njëri prej të cilëve për shkak të dhimbjeve të forta të barkut është shoqëruar në kirurgji. Ndërsa tjetri u dërgua në spital sot në mëngjes”, ka shtuar mjekja Hila.

Shtuar më 08/05/2010, ora 12:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori