"Mjekët do marrin bonus njësoj si në Tiranë", Manastirliu jep lajmin e mirë
Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ka reaguar lidhur me nisjen e vaksinimit në qytetin e Shkodrës.

Ajo gjithashtu ka siguruar se në ditët e ardhshme “do rritet numri i vaksinimeve.

“I pari do të nisë drejtori i spitalit rajonal, për të dhënë një shembull. Pastaj vijnë edhe mjekët e infermierët e spitalit të Lexhës dhe do të jemi edhe tek azili në Shkodër”, tha Manastirliu.

Ministrja lajmëroi se të enjten e kësaj jave hapet edhe qendra e vaksinimit në Vlorë, duke shtuar se “jemi gati ta shtrijmë vaksinimin me ritme të shpejta në gjithë Shqipërinë”

Ministrja Manastirliu tha se tashmë, me hapjen e pavijoneve Covid edhe në spitalin e Durrësit dhe të Shkodrës, nga dita e djeshme, mjekët e infermierët që do të trajtojnë pacientët me koronavirus do të marrin bonusin njësoj si mjekët në spitalet Covid në Tiranë.

“Me futjen në sistemin e pacientëve covid, si spitale covid futen dhe në sistemin e bonuseve të gjithë mjekët e infermierët. Sa i përket bonueseve, të gjithë spitalet rajonale që kanë trajtuar raste post covid apo të dyshuara ne në bazë të punës i kemi shpërblyuer me bonues në bazë të ngarkesës që kanë pasur”.

Shtuar më 16/02/2021, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori