Mjekët dhe infermierët në Lezhë refuzuan shpërblimin 5 mijë lekë, Rama nxjerr "versionin e ri"
Stafi i Urgjencës në Lezhë protestoi ditën e sotme duke refuzuar shpërblimin 5 mijë lekë.

Rama shprehet se pagesë mbi pagën do të marrin vetëm ata që janë në vijën e zjarrit dhe jo ata që janë brenda detyrës në territorin e tyre.

REAGIMI I KRYEMINISTRIT RAMA

Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!

Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim! /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2020, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori