Mjekësia në kolaps! Ja çfarë ndodh me ambulancën në Elbasan
Jemi në vitin 2015, por ende jemi në mëshirë të fatit kur nuk mundemi që të përballojmë shërbimin më të nevojshëm, atë jetësor, kur ambulanca të vjen kur njeriu nuk merr më frymë.

Teksa është premtuar për shëndetësi falas, fotoja në fjalë të kthen mbrapsht vite pas, aty ku njerëzit ëndërronin se ditë më të mira do të vinin. Ne ende ëndërrojmë, ende mbajmë veten me shpresa, pasi duket se nuk kemi zgjidhje tjetër.

Fatkeqësisht, shembulli konkret është fotoja në fjalë, e cila është shkrepur në Elbasan. Pa më të voglin dyshim, kjo me theks të veçantë në pengesat që kanë hasur bluzat e bardha, ose ambulancat që nuk gjenden kur duhen, na bën të mendojmë se sistemi shëndetësor ndodhet në kolaps.

Ambulanca në vend që ti shërbeje qytetarit, i vjen në ndihmë mjetit tjetër. Si për ironi të fatit, kjo është situata, ku në vend që të trokasësh për ndihmë, përballesh me realitetin tragjiko-komik. Tanimë më vijnë ndërmënd një sërë pikëpyetjesh, të cilat duket se do të gjejnë zgjidhje me kalimin e kohës. /albeu.com/


Shtuar më 27/04/2015, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori