Mjedisi, Koka shkarkon 6 drejtorë
Pëlqej
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka marrë masën administrative të shkarkimit nga detyra për disa drejtorë të Shërbimit Pyjor
pas një kontrolli në administrimin dhe shfrytëzimin e pasurisë pyjore në disa qytete të vendit.


Një grup pune i sektorit për policinë pyjore në Ministrinë e Mjedisit ushtroi kontroll në disa akse rrugore në vend, gjatë të cilit u ndaluan disa mjete duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme. Rezultatet e kontrollit u shoqëruan menjëherë me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Pyjor Tiranë, Fier, Mallakastër, Tepelenë dhe Përmet, shefit të sektorit të policisë në DSHP Tiranë, ndërsa për drejtorin e Shërbimit Pyjor të Gjirokastrës u mor masa e uljes në detyrë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori