Fitore bindëse ndaj Frankfurt, Flick i pakënaqur me mbrojtjen

Hansi Flick, njeriu në krye të stolit të Bayern, ka thënë se përkundër fitores ndaj Frankfurt, duhet folur për problemet që skuadra po has në mbrojtje.

Bavarezët mbrëmë pësuan dy gola brenda tre minutave dhe kjo gjë duket ta ketë shqetësuar Flick.

“Pas rezultatit 3:0 ne u fikëm. Frankfurt janë të mirë në ndërprerje. E dinim këtë. Ne nuk ishim të mirë aty”, ka thënë Flick.

“Ne duhet të flasim për këtë”, shtoi trajneri i Bayern për ‘Sky’.

“Duam të ruajmë portën e paprekur ndaj Dortmund. Do të jetë e vështirë pasi Dortmund kanë skuadër të mirë. Ne të gjithë shpresojmë për një ndeshje të mirë futbolli”, tha mes tjerash Flick.

Bayern triumfoi mbrëmë me rezultatin 5:2, në një ndeshje ku shkëlqyen Thomas Muller dhe Alphonse Davies.


Shtuar 24.05.2020 06:39