EKSKLUZIVE - Mjafton një urdhër i INUK dhe ja si është pastruar 21-shi (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ka mjaftuar një urdhër i INUK dhe rruga Muhamed Gjollesha nga kryqëzimi Mustafa Kemal Ataturk (i njohur si 21-shi) deri tek Zogu i Zi është pastruar gati plotësisht brena një dite, edhe atë nga vet pronarët e objekteve, njofton Portali Albeu.com.

Pronarët e lokaleve kanë punuar tërë ditën deri në këto orë të vona të natës për të prishur ato që kanë ndërtuar vetë dhe që në fakt, nuk janë të tyret pasi i kanë ndërtuar në pronë publike.

Prishja e shtesave nga vet pronarët është një rast që duhet të shërbejë edhe për banorët e zonave të tjera të Tiranës.

Ata që jetojnë në këtë zonë, me vite të tëra kanë qenë dëshmitarë të uzurpimit të trotuareve dhe hapësirave publike nga ana e bareve dhe kafeneve.

Baret e njohura dhe shumë të frekuentuara në këtë zonë si Oslo, Dubai, Fox, Kristali, Diva, Elementi, Kataluna, etj. tashmë janë tërhequr në hapësirat e tyre ndërsa tabelat madhështore dhe reklamimet e shumta janë zbritur për tokë.

Më sipër mund të shihni disa fotografi nga kjo zonë të bëra para pak çastesh nga gazetari i Portalit Albeu.com. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori