MJ kërkon ndëshkimin e vrasësit të shqiptarëve në Gostivar
Ministria Shqiptare e Punëve të Jashtme i ka shprehur ngushëllimet familjeve të dy të rinjve shqiptarë të vrarë para disa ditësh në Maqedoni duke kërkuar ndëshkimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Sipas MJ akte të tilla nuk kontribuojnë për prosperitetin dhe stabilitetin në vend ndërsa kjo ministri ka shprehur bindjen se ngjarje do të hetohet me shpejtësi dhe transparencë.

Dy të rinjtë shqiptarë nga Gostivari Besnik Shehapi dhe Imran Mehmedi, u vranë nga efektivi i policisë maqedonase Jakim Trifunovski pas një zënke për një vend parkimi të makinave në lagjen ku jetonin të rinjtë. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2012, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori