Mitsotakis: Zgjerimi me 12 milje i Greqisë, e drejtë e patjetërsueshme
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur në parlamentin e vendit të tij ne lidhje me dërgimin në Gjykatën e Hagës të marrveshjes së detit midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Teksa po replikonte me kreun e opozitës Aleksis Tsipras, ai u shpreh se Greqia ka në parim një pakt me Shqipërinë për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Zonat Ekonomike Ekskluzive pas zgjerimit të Greqisë në ujërat territoriale.

Ai tha se zgjerimi me 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit që nuk mund të hidhet në diskutim dhe as të kushtëzohet.

“Ju nuk arritët të arrinit një marrëveshje për zonat ekskluzive ekonomike me Italinë dhe Egjiptin. Vendi aktualisht ka një marrëveshje të nënshkruar për demarkacionin gjeografik me Italinë.

Është e vështirë të negociohet marrëveshja e pjesshme e demarkacionit me Egjiptin. Dhe në parim ka një marrëveshje me Shqipërinë për të referuar çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Hagë pasi Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale.

Kam dëgjuar shumë për sovranitetin dhe të drejtat sovrane. Më lejoni të sqaroj edhe një herë: E drejta për të zgjatur 12 milje është një e drejtë e njëanshme e patjetërsueshme e vendit. Nuk diskutohet, nuk kushtëzohet.

Qeveria Demokracisë së Re ishte e para që e bëri këtë, duke filluar në Jon. Dihet gjithashtu pse ujërat territoriale në Egje nuk janë zgjatur nga asnjë qeveri. Kjo nuk do të thotë që vendi nuk ka të drejtë”, u shpreh ai.
Shtuar më 25/10/2020, ora 23:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori