Mitrovice, serbet perleshen me policet e EULEX
Albeu.com
Protestuesit serbe jane perleshur serish me policet e EULEX-it ne veri te Mitrovces. Perleshjet ndodhen mengjesin e sotem, ndersa policia nderhyri pasi disa persona tentuan te kalonin kordonin e verdhe te sigurise, qe ndan zonen serbe nga ajo shqiptare.

Nje banor serb eshte lenduar, pas leshimit te gazit lotsjelles nga policia.

Qe prej nje jave serbet jane perfshire ne protesta ne lagjen “Kroi i Vitakut”, ku po kundershtohet rindertimi i shtepive per shqiptaret e larguar nga pronat e tyre ne vitin 1999.

Shtuar më 04/05/2009, ora 22:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori