Mitrovice: Policia gjen dy vetura te vjedhura
Albeu.com
Dy vetura të vjedhura janë gjetur nga policia në Mitrovicë në pjesë të ndryshme dhe pas identifikimit, veturat u janë kthyer pronarëve. Vetura e parë “Opel Vectra” është gjetur në fshatin Druar të Vushtrrisë, ndërsa vetura ...... “Opel Ascona” është gjetur në fshatin Vidishiq të Mitrovicës, që të dyja me targa ‘KS’, ka thënë zëdhënësi i policisë në Mitrovicë Besim Hoti.

Zyrtarët policorë kanë reaguar në vend-ngjarje, fillimisht duke kontaktuar ankuesin e këtij rasti, ndërsa kanë vërejtur automjetin e tipit “Opel Vectra” me targa “KS” të parkuar përskaj rrugës në fshatin Druar të Vushtrrisë. Sipas policisë, njëra veturë është vjedhur në Prishtinë, në lagjen Dardania, ndërsa tjetra në rrugën “Marin Barleti” në Mitrovicë.
Vetëm gjatë dhjetë ditëve të para të muajit shkurt të këtij viti, policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka arritur të gjejë dhe t’iu kthejë pronarëve legjitimë tri vetura të raportuara për të vjedhura.
Shtuar më 10/02/2010, ora 21:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori