Mitrovice, nisi kthimi i banoreve shqiptare
Albeu.com
BBC njofton se Në pjesën veriore të Mitrovicës të banuar me shumicë serbe ka filluar kthimi i banorëve shqiptarë. Që prej vitit 1999 mbi 10 mijë shqiptarë janë zhvendosur nga pronat e tyre në veri të qytetit të ndarë buzë lumit Ibër.Kthimi i nëntë familjeve të para në një lagje të njohur si Lagjja e Doktorëve në veri të Mitrovicës u bë i mundur pas investimeve të qeverisë dhe pushtetit lokal për rindërtimin e shtëpive të tyre. Shqiptarët dhe serbët jetojnë të ndarë në qytetin verior të Kosovës, në Mitrovicë. Në veri të lumit Ibër shumicën e përbëjnë serbët, ndërsa në jug shqiptarët. Pjesa veriore e Mitrovicës vazhdon të jetë jashtë kontrollit të Prishtinës zyrtare. Serbët nuk e njohin pavarësinë dhe rrjedhimisht as institucionet e Kosovës. Sipas BBC-se ,ata vazhdojnë të mbajnë lidhje të forta me Beogradin. Në të njëjtën kohë, qeveria e Kosovës dhe udhëheqja komunale e Mitrovicës po përpiqen që investimet e tyre t'i bëjnë të prekshme edhe në veri të qytetit. Shembull për këtë është Lagjja e Doktorëve, ku procesi i kthimit ka filluar të realizohet këto ditë. Këta qytetarë janë ndihmuar nga qeveria e Kosovës për ndërtimin e shtëpive të tyre , por dhe nje pjesë të madhe kanë investuar me paratë e tyre . Të nxitur nga fillimi i procesit për kthimin e shqiptarëve në Lagjen e Doktorëve, edhe banorë të lagjeve tjera kanë kërkuar nga qeveria dhe pushteti lokal të investojë në kthimin e tyre. Shumë nga këta qytetarë të rikthyer në shtëpitë e tyre kanë dhënë mësazhe për banorët e tjerë të pjesës veriore duke u thënë që të kthehën sa më shpejtë , të punojnë në rindërtimin e kësaj pjese dhe ta bëjnë sa më të bukur . Ndërsa shqiptarët flasin me optimizëm për kthimin e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës, përfaqësues të serbëve kërkojnë që procesi i kthimit të ndalet. Nebojsha Joviç nga Këshilli Nacional Serb u ka thënë përfaqësueseve shqiptarë të Lagjes së Doktorëve që të heqin dorë nga këmbëngulësia e tyre për t'u kthyer me çdo kusht. Nderkohe autoritetet qëndore dhe komunale kanë thënë se gjatë këtij viti do të krijohen kushte për kthimin e më shumë banorëve në veri të Mitrovicës.Njoftohet se nënkryetari i Kuvendit Komunal, Ismajl Smakiçi tha se procesi i kthimit të shqiptarëve në pjesën veriore të lumit Ibër po shoqërohet me disa vështirësi, për shkak të situatës së ndjeshme politike .
Shtuar më 21/04/2009, ora 00:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori