Mitrovice, arrestohen tre zyrtare
Albeu.com
Policia rajonale e Mitrovicës, në vazhdën e aksionit në luftë kundër korrupsionit, ka arrestur tre persona zyrtarë për vepra penale shpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje e mitos.
Arrestimi është realizuar pas hetimit disamujor në kërkim të provave dhe elementeve të tjera të nevojshme për inicim të procedurës penale ndaj të dyshuarve, për përfshirje në vepra penale gjatë testimit të kandidatëve për patentë shoferë. Bëhet fjalë për tre zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, në cilësi të ekzaminuesve për testim të kandidatëve për patentë shoferë, ndërsa prokurori publik i Prokurorisë Komunale në Mitrovicë ka caktuar masën e ndalimit policor deri në 48 orë.

Arrestimi i tre zyrtarëve vjen si vazhdimësi e hetimeve të rastit të arrestimit të katër zyrtarëve të tjerë më 19 janar, për një sërë veprash penale lidhur me procesin e testimit të kandidatëve për patentë shoferi.
Ata gjatë ditë së sotme do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Shtuar më 15/02/2010, ora 22:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori