Mitrovicë, serbët protestojnë EULEX-in
Albeu.com
Kuvendi i Bashkësisë së Komunave serbe në Kosovë kanë kërkuar që të ditën e enjte të organizohen në protesta kundër misionit të Bashkimit Evropian, EULEX. Motoja e protestave do të jetë “Stop EULEX”. Ndërkohë, autoritetet kosovare kanë bërë thirrje për maturim të popullsisë së shumicës duke treguar durim e maturi e duke mos rënë preh e provokimeve serbe. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, u shpreh se "se strukturat e sigurisë, si KFOR-i, Policia e Kosovës dhe policia e UNMIK-ut do të ndërmarrin masa që të mos ndodhin protesta të dhunshme si në marsin e këtij viti".
Shtuar më 02/10/2008, ora 15:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori