Mitrovica, shteti me i ri i kontrabandes
Pëlqej
Albeu.com
Propozimi prej gjashte pikash i sekretarit te pergjithshem te OKB-se Ban-Ki Moon per rifillimin e bisedimeve midis shqiptareve te Kosoves dhe Beogradit e ka kthyer Mitrovicen perseri ne nje fjale-celes te politikes aktuale.
Ne fakt, Mitrovica, me dypushtetin qe eshte parashikuar per te, me dy pranite shteterore, me nje rol te rrudhur te EULEX-it e te UNMIK-ut, duke qene ceshtja me delikate e gjashte pikave te propozimit me te ri te ardhur nga OKB-ja, ka erresuar disa nyje edhe me delikate te ketij propozimi, si rezervimi i disa te drejtave te perkufizuara juridikisht autoriteteve te Beogradit per kontrollin e kufijve, te doganave, te policise, te faltoreve dhe te transporteve e telekomunikacionit.

Kjo ka bere qe vemendja e shqiptareve te perqendrohet tek pyetja se, cfare humbim me Mitrovicen, pa u kujtuar se cfare humbim brenda per brenda Kosoves. Po cfare po ndodh realisht ne qytetin verior ? Si mund te kriminalizohet nje qytet e nje rajon kur autoriteti i ligjit eshte diku ndermjet njerit dhe tjetrit, kur standartet juridike jane te dyfishta, kur te gjithe pretendojne perparesine dhe askush nuk eshte i pari.

Nje tablo e zymte e qytetit raportohet permes reportazhit te Valdete Osmanit per revisten televizive “Exclusive”. Nuk e di askush se si do te jete e ardhmja e Mitrovices, ku as pushteti i diskutueshem i UNMIK-ut dhe i KFOR-it, as ai i EULEX-it te sapopagezuar, nuk jane vertet pushtete qe kontrollojne gjendjen.

Ajo qe dihet me siguri eshte se tani per tani, pushteti numer nje eshte kontrabanda, krimi nderkufitar e nderetnik, anarkia dhe crregulli, qe duket sikur po rregullojne disi jeten e qytetareve, me perfitimet kalimtare te rastit, por qe realisht, thjesht e kane futur fatin e Mitrovices ne nje tunel pa asnje sinjal drite ne fund. Dhe zgjatja e kesaj gjendjeje, per te cilen te gjithe ankohen, funksionare e qytetare, serbe e shqiptare, ne radhe te pare po e kthen Mitrovicen ne nje rajon te viktimizuar. (tch)
Shtuar më 23/11/2008, ora 20:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori