Mitrovica është rast i veçantë, konstatojnë negociatorët kosovarë
Albeu.com
Ekipi negociator i Kosovës diskutoi sot rreth dokumentit për Mitrovicën, që është përgatitur nga nëngrupi i kryesuar nga ish kryeministri Bajram Rexhepi.Këshilltari i presidentit të Kosovës, Skender Hyseni tha se ende nuk ka vendime përfundimtare, por po diskutohet rreth modaliteteve më efikase përmes të cilave do të arrihet integrimi i qytetit.


Sipas tij, edhe idetë për krijimin e dy njësive nën-komunale në Mitrovicë po i nënshtrohen një analize të hollë. “Megjithëkëtë, Mitrovica ka disa veçanti që duhet të merren parasysh në procesin e integrimit të qytetit” tha Hyseni. Ekipi gjithashtu analizoi edhe takimin e fundit në Vjenë dhe diskutoi rreth përgatitjeve për takimin e radhës. rtk
Shtuar më 12/04/2006, ora 13:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori