Mitmarrje, shoqëruesi i ministres së Arsimit dërgohet për gjykim
Pas denoncimit të ardhur nga dy qytetarë të Korçës në lidhje me dhënien e tre mijë eurove në këmbim të një vendi pune, ka ardhur pezullimi dhe tashmë gjykimi për shoqëruesin e ministresArsimit.

Tashmë Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim ish-shoqëruesin e ministresArsimit, Andrea Halili, pasi ai akuzohet për “ndikim të paligjshëm”, me qëllim përfitimi.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai u kishte premtuar atyre që do t’u siguronte punë familjarëve të tyre, duke ndikuar në Drejtorinë Arsimore të Korçës dhe Elbasanit, në këmbim të tre mijë eurove.

Halili e ka bërë këtë premtim gjatë kohës që punonte në Gardën e Republikës dhe ishte shoqërues i ministresArsimit. I akuzuari e ka marrë shumën e kërkuar dhe nuk u ka siguruar punë. /albeu.com/

Shtuar më 06/01/2015, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori