Mitmarrja në arsim, Duma: Truproja i Nikollës i çori maskën qeverisë
Partia Demokratike e ka konsideruar aktin e mitmarrjes së truprojës së Ministres së Arsimit, si çjerrje e maskës së qeverisë, si një dëshmi e babëzisë pa kufi.

Koordinatorja për media pranë PD-së, Grida Duma, deklaroi nga selia e kësaj partie se ky nuk është rast i vetëm i mitmarrjes për vende pune në arsim, pasi më parë ndodhi arrestimi i Drejtores së Arsimit në Lushnje për të njëjtën akuzë dhe po ashtu, një rast tjetër u denoncua nga specialistja e Ministrisë së Mirëqënies Sociale, një rast që jo vetëm që nuk u mor parasysh, por specialistja u pushua nga puna pikërisht për vitin e ri. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori