Tërmetet katastrofike në Turqi, mbërrin në Stamboll ekipi i dytë shqiptar i kërkim-shpëtimit

Ka mbërritur në Stamboll ekipi i dytë shqiptar i kërkim shpëtimit pas tërmetit tragjik që deri më tani ka shkaktuar mbi 8 mijë viktima.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. 75 forca po punojnë ditë e natë për të shpëtuar jetët nën rrënoja.

Peleshi: Mbërrin në Stamboll grupi i dytë i mbështetjes nga FARSH. 75 forca po punojnë ditë natë për të shpëtuar jetë në rrënojat e tërmeteve tragjike. Jemi pranë popullit turk në këto ditë të vështira.

Kujtojmë se ekipi i parë shqiptar prej 53 personash, mjekë dhe specialistë të grupeve të kërkim-shpëtimit, ka mbërritur në Turqi paraditen e djeshme, për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Nuk duhet të harrojmë se gjatë kohës së tërmetit në Shqipëri, më 26 nëntor 2019, Turqia solli ekipet e saj për ndihmë./albeu.com