Rezultate surprizë në Superiore: Teuta befason Tiranën, bie dhe Vllaznia

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të Abissnet Superiore ku rezultatet surprizë nuk munguan.

Tirana është mposhtur 0-2 në Air Albania nga Teuta. Golat për Djemtë e Detit u realizuan nga Emiliano Vila 28′ 78′.

Kujtojmë se durrsakët mbetën me një lojtar më pak pasi Gruda u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje në minutën e 73′.

Tirana mbetet në vendine parë me 40 pikë, ndërsa renditet e 6-ta me 31 pikë.

Në ndeshjen e radhës, bardheblutë luajnë derbin me Partizanin, ndërsa Teuta pret Vllazninë./Albeu.com/.


Shtuar 25.02.2023 18:58