Misteri i vdekjeve: Kush po i vret shqiptarët në Greqi?
63 vjeçari Petrit Zifla ishte shqiptari i pestë i vrarë në Greqi brenda muajit.

Ai u qëllua me armë nga një ekstremist i Agimit të Artë dhe u hodh më pas në kanal, ndërsa disa minuta më parë greku e kishte sulmuar fizikisht për shkak të neutralizimit të terroristit grek në Bularat, Kostandin Katsifa.

Esktremisti i Agimit të Artë pranoi krimin duke thënë se kishte urrejtje për shqiptarët. Policia greke u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, ndërsa autoritetet shqiptare ishin ende me pushimet e festave të nëntorit dhe nuk reaguan.

Para Ziflës, policia greke kishte ekzekutuar me armë Altin Mullain, për të cilin deklaruan se ishte trafikant droge.

Mediat greke hodhën dyshime se Mullai është kapur dhe më pas ekzekutuar nga policia greke dhe nuk është vrarë në një përplasjes të armatosur.

Më datë 25 nëntor një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli.

Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur.

Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister. Askush nuk ka bërë një deklaratë mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Zifla ishte shqiptari i katërt i vdekur në Greqi. /albeu.com/

Shtuar më 04/12/2018, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori