Misteri i aksidentit të mbrëmshëm: Shoferi i "benzit" dhe vajza ishin të njohur?

Pëlqej
Ka marrë një rrjedhë krejt tjetër hetimi mbi aksidentin tragjik të ndodhur gjatë mesnatës së djeshme në Maminas përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Pasi ka bërë një verifikim të shoferit të makinës që goditi taksinë nga pas si edhe të viktimës, autoritetet janë duke hetuar më së shumti në pistën e shkaktimit të një aksidenti me dashje duke sjellë vdekjen e takstit dhe 23-vjeçares.

Policia ka dyshime se mes shoferit dhe vajzës 23-vjeçare ka një njohje të mëparshme në rrethana që për shkak të hetimeve dhe ndjeshmërisë së ngjarjes Albeu.com nuk i bën publike për momentin deri në daljen e një komunikate zyrtare nga autoritetet.

Ky është edhe shkaku se përse po hetohet pikërisht në pistën e një vrasjeje me qëllim.

Sipas policsë, makina që ka goditur taksinë ka qenë me një shpejtësi skëterrë prej 200 km/h. Pas goditjes nga mbrapa, taksia ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e një karburanti në anë të rrugës.

Në makinën tip "benz" që përplasi taksinë ku ndodhej 23-vjeçarja ndodhedhin dy djem, të cilët janë larguar pas aksidentit dhe aktualisht janë shpallur në kërkim nga policia. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori